produkte natyrale

Rreth Nesh

"Kujdesi për veten fillon nga brenda dhe reflektohet në lëkurë. Bukuria që buron nga brenda është bukuria e vërtetë."

Majlinda Shtrezi – Themeluesja e Organic Beauty

Organic Beauty është themeluar në vitin 2020. Kjo markë njihet brenda dhe jashtë kufijve të Shqipërisë falë punës, pasionit, përkushtimit, cilësisë dhe rifreskimit të formulave të skincare dhe haircare nga formuluesja shkencore, kimistja kozmetike Majlinda.

Majlinda, pas specializimit të dytë shkencor në fushën e kimisë, vendosi të sfidojë veten me profesionin e saj, duke iu rikthyer formulimit të produkteve natyrale, ku lënda e parë qëndron larg kimikateve dhe produkteve sintetike. Për të perfeksionuar njohuritë, filloi studimet në Angli për kujdesin natyral të flokëve dhe lëkurës me produkte 100% natyrale. Por nuk mbaron me kaq! Iniciativa për të zbuluar misteret e bukurisë natyrale dhe për të krijuar formulime profesionale dhe autentike bëri që ajo të ndiqte një specializim tjetër në Australi për formula më të avancuara.

Tani, duke qenë në gjendje të kuptojë thellësisht efektin e një formule 100% natyrale krahasuar me një gjysmë-natyrale apo jonatyrale, ajo ka thelluar gjurmimin e drejtimeve dhe zonave të ndryshme: tipologjia e lëkurës dhe e flokëve që nga formulimet laboratorike, trajtimet estetike, aromaterapia, parfumeria dhe përshtatja e tyre sipas problematikave specifike.

Produktet tona janë formulime autentike, të formuluara me shumë dashuri nga Cosmetic Chemist Majlinda. Ajo që i dallon këto produkte nga të tjerat është cilësia maksimale, numri i lartë i përbërësve aktivë natyralë, si dhe përzgjedhja e tyre me qëndrueshmëri dhe cilësi superiore. Raporti dhe mënyra e kombinimit të tyre është ajo që bën diferencën. Ato janë të përgatitura me përbërës 100% natyralë! Produktet për flokët dhe lëkurën marrin jetë dhe formë në mënyrë artizanale—nga dashuria, mençuria, përkushtimi, zgjuarsia për t'i përshtatur sipas llojit të lëkurës dhe flokëve, dhe dija e fituar ndër vite.

Perberes Natyral
0 %
Produkte
0 +
Kliente me rezulate
%
Konsumatore Te Kenaqur
1 K+

Bukuria e jashtme Pasqyre e shendetit te brendshem!

You have been successfully Subscribed! Ops! Something went wrong, please try again.

© 2026 All Rights Reserved. 

Oferta!

Regjistrohuni dhe përfitoni deri në 20% ulje!

- 0 %
You have been successfully Subscribed! Ops! Something went wrong, please try again.
Jo faleminderit, nuk dua ulje!